Gazetari Sejamini: Qarku i Durrësit mbetet potencial për fitoren e opozitës
Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Me pak Fjalë” në Euronews Albania thotë se qarku i Durrësit e ka të gjithë potencialin, që t’i dhurojë fitore opozitës më 25 prill.
“Durrësi është qarku, ku potenciali i opozitës është ende më i madh se kudo tjetër. Me këtë potencial, qarku i Durrësit është një nga ato qarqe që opozita mund të fitojë”, tha ai.
Ai thotë se po të bëheshin bashkë të gjithë partitë e opozitës do merrnin shumicën e votave në qarkun e Durrësit.
“Është e qartë se Durrësi është i polarizuar. Të gjitha partitë e tjera po të ishin bashkë me LSI dhe bashkë me PD, do ishin shumicë në Durrës dhe kjo është ajo që nuk ndodh në çdo qark tjetër”, tha Sejamini.
Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, qarku i Durrësit do të votonte në këtë mënyrë: 43.3% e votuesve të anketuar nga Euronews Albania dhe kompania prestigjioze MRB do të votonin për Partinë Socialiste, 36.9% do të votonin për Partinë Demokratike dhe 5.4% do të votonin për Lëvizjen Socialiste për Integrim, ndërsa 2.5% e tyre do të votonin partitë e tjera.
Lexoni gjithashtu:
Menaxhimi i pasojave të tërmetit, qarku i Durrësit i vë notë qeverisë dhe opozitës
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë