Arbjan Mazniku: PS forcë e parë në Durrës dhe rang kombëtar, mbështetja popullore sistematike dhe e qëndrueshme
Sondazhi i tretë kombëtar i MRB-së për Euronews Albania tregon në bazë të analizimit të të dhënave, ndarja e mandateve për Qarkun e Durrësit do të jetë thuajse e barabartë; PS mund të marrë 7-8 mandate, ndërsa PD është në kufijtë e 6-7 mandateve.
Për nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, sondazhi konfirmon në mënyrë të qenësishme trendin sistematik që PS është forcë e parë në diferencë të theksuar nga të gjitha forcat e tjera.
Sipas tij, fakti që si në nivel kombëtar ashtu edhe në qarkun e Durrësit, PS Ka një mbështetje popullore tek 50 për qind, tregon se kjo është një mbështetje sistematike dhe konsistente me atë që ka ndodhur në Durrës në 2017 dhe 2015.
“Kjo konfirmon se tashmë në 15 vitet e fundit ka një avantazh të PS në Durrës. Ai që bën punë, bën edhe gabime, dhe gjykohet për të dyja. Ai që është në stol nuk sulmohet. Fakti që jemi në 50 për qind mbështetje në Durrës, tregon se debati për Durrësin është jokonsistent me opinionet në studiot televizive.
Nëse kthehemi në 2017, kur mandati i 8 në Durrës ishte një surprizë, sot e kemi të konfirmuar, pra është një rritej të qëndrueshme dhe sistematike e PS”, u shpreh z. Mazniku.
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës