Çeka: Në Durrës garë e brendshme mes aleatëve, marrja e një mandati nga LSI do të thotë një më pak për PD

25 Mars 2021 | 22:27

Pedagogu Bledi Çeka tha në Barometrin Politik se në qarkun e Durrësit ka një garë për mandatin e 14. Z. Çeka argumentoi se PS synon mandatin e tetë në këtë qark, por që të arrijë këtë duhet që LSI të mos marrë asnjë mandat.

Por nga ana tjetër sipas tij, edhe vetë aleatët PD-LSI janë në garë me njëri-tjetrin, pasi marrja e një mandati nga LSI do të thotë 6 mandate për PD.

“Në Durrës PD dhe LSI janë në garë edhe mes tyre, sepse marrja e mandatit nga LSI do të thotë 6 mandate për pd. Ka garë të brendshme mes aleatëve PD-LSI”, tha z. Çeka.

Për nënkryetarin e Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku, LSI ka po aq gjasa të marrë mandatin e gjashtë të PD se sa të tetin e PS.

“8-5-1 mund të jetë rezultati. Është skenar po aq i mundshëm”, tha Mazniku.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës

Botuesi Nikollë Lesi tha për “Barometri” në Euronews Albania se po të ishte gjyqtar do ia jepte Partinë Demokratike Sali Berishës. “Nëse do isha gjyqtar...
22:20 | 06/01/2023

Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi

Edi Rama konsiderohet udhëheqës i fortë, 57% e njerëzve mendojnë kështu, zbuloi Barometri në Euronews Albania. Për eksperten e komunikimit, Balina Bodinaku, një lider i...
22:39 | 11/11/2021

Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste

Kryeministri Edi Rama vazhdon të jetë udhëheqësi më i pëlqyer nga shqiptarët, edhe pse shumica e tyre kanë mendim negativ për të, zbuloi Barometri në...
21:37 | 11/11/2021