Me pistoletë dhe drogë në makinë, arrestohet 29-vjeçari në Tropojë
Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia në Tropojë, pasi gjatë kontrolleve në automjet dhe banesë iu gjetën një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe lëndë narkotike kanabis sativa.
Fillimisht i riu u ndalua për kontroll të automjetit nga efektivët e policisë, ku iu gjet arma që mbane pa leje dhe një sasi kanabisi.
Më pas gjatë kontrolleve në banesën e 29-vjeçari policia sekuestroi tre karikator me municion dhe një sasie tjetër lënde narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”
“Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut, për goditjen e veprimtarive kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukeses operacionin policor të koduar “Dubrava”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
Rr. M., 29 vjeç, banues në fshatin Bujan.
Gjatë operacionit, në vendin e quajtur “Dubrava”, shërbimet e Policvisë kanë ndaluar për kontroll, automjetin me drejtues shtetasin Rr. M., në të cilin gjetën 1 armë zjarri pistoletë, muncion luftarak dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Në vijim të veprimeve procedurale, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 29-vjeçarit, gjetën një tjetër sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, 3 karikatorë dhe municion luftarak.
Pistoleta, municioni, droga dhe automjeti që drejtonte 29-vjeçari, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta në Tiranë, policia ndjek penalisht 15 persona: Prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit
Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov
Tentoi të përplaste me makinë nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
- 13:27 Barack Obama i ka ngritur një monument vetes
- 13:18 Protesta në Tiranë, policia ndjek penalisht 15 persona: Prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit
- 13:10 Trump kërcënon me tarifa shtesë për vendet evropiane
- 12:55 “Rama n’burg, Berisha n’burg”, Berisha komenton thirrjet ndaj tij në protestë: Janë mjeranë
- 12:12 Rama shpërndan pamjet! Reagon për Banjat e Bënjës: Histeri digjitale dhe manipulim i realitetit
- 12:04 Erdogan nis sulmet para samitit të NATO-s