U kap me pushkë dhe municion luftarak, arrestohet 18-vjeçari në Sarandë

20 Shkurt 2024 | 09:32

Një 18-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Sarandë, pasi u kap në flagrancë me një armë zjarri tip pushkë dhe municion luftarak.

Po ashtu, në pranga u vu edhe një 20-vjeçar si dhe u procedua penalisht një 17-vjeçar, të cilët dyshohet se kishin dijeni për këtë veprimtari kriminale.

Sipas Policisë, 18-vjeçari dyshohet se do i shiste armët në qytetin e Sarandës, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Sarandë – Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, u finalizua operacioni policor i koduar “Strike 7”.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Sarandë.

U kap në flagrancë me armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se do t’i shiste në qytetin e Sarandës, vihet në pranga 18-vjeçari.

Vihet në pranga dhe një 20-vjeçar, si dhe procedohet në gjendje të lirë për shkak të moshës një 17-vjeçar, pasi dyshohet se kishin dijeni për këtë veprimtarinë kriminale.

Sekuestrohen arma e zjarrit pushkë, municioni luftarak dhe motomjeti që drejtonte 18-vjeçari, në momentin e kapjes në flagrancë nga Policia.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 7”, për goditjen e një rasti në këtë fushë.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi L. V., 18 vjeç, banues në Sarandë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj 18-vjeçarit, i cili në momentin e ndalimit nga Policia udhëtonte me një motomjet, shërbimet e Policisë i gjetën 1 armë zjarri pushkë, krehër dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se ky shtetas do t’i shiste në qytetin e Sarandës.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi O. Xh., 20 vjeç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se kishin dijeni për veprimtarinë kriminale të shtetasit L. V.

Arma e zjarrit pushkë, municioni luftarak dhe motomjeti që drejtonte 18-vjeçari, në momentin e kapjes në flagrancë nga Policia, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në Tiranë, policia ndjek penalisht 15 persona: Prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 15 persona pas tubimit të zhvilluar në kryeqytet, në kuadër të protestës qytetare që vijon prej 28 ditësh në...
13:18 | 27/06/2026

Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së premtes në zonën e Babrrusë, në Kamëz, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të...
10:27 | 27/06/2026

Tentoi të përplaste me makinë nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën e bashkëjetueses së tij duke e goditur me automjet. Sipas...
09:44 | 27/06/2026