Shqiptarët nuk bëjnë pushime/ 51% e tyre s’kanë udhëtuar, shkak paratë dhe shëndeti

20 Shkurt 2024 | 15:41

Sipas të dhënave të Eurostat gati gjysma e qytetarëve shqiptarë nuk kanë mundësi të bëjnë pushime.

Shumica e shqiptarëve nuk kanë mundësi për të bërë pushime. Vendi ynë renditet në vendin e tetë, për numrin më të lartë të qytetarëve që nuk bëjnë asnjë udhëtim, të qëndojnë një natë larg shtëpisë së tyre.

Sipas të dhënave të Eurostat, 51% e shqiptarëve, bëjnë pjesë në këtë listim. Shkaqet kryesore janë mundësitë ekonomike, të cilat përbejnë 70% të rasteve, më pas rënditen gjendja shendetësore me 3.2%, më pas ato familjare 6.1% dhe në fund janë arsyeja se ishin të angazhuar me punë apo me studimet me 16.8%.

Të dhënat i përkasin vitit 2021. Sa i takon Evropës, 72% e bullgarëve nuk kanë bërë pushim në vitin 2022. Edhe rumunët janë pak a shumë në të njëjtat nivele, me 71.8%. Më pas renditen Italianët me 59.3%, grekët me 56%, portugezët me 54.5%, estonezët me 53.4%, kroatët me 51.8%.

Ata që udhëtojnë më shumë jashtë shtëpisë janë norvegjezët, ku vetëm 10.9% e popullsisë nuk lëviz për pushime, të ndjekur nga suedezët me 17.8%.

Bullgarët që ishin të parët për përqindjen e popullsisë që nuk shkon me pushime, duket se nuk kanë kohë ta bëjnë këtë. 42.6% e tyre thanë se arsyeja lidhet me punën ose me studimet dhe 51.7% thanë se nuk kishin mundësi financiare.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026