Liderët e opozitës kthehen në PD, Bardhi: Gjykata të mos e mbajë më zvarrë PD

20 Shkurt 2024 | 20:22

Protesta kombëtare e thirrur nga opozita para Kryeministrisë është mbyllur pas rreth tre orësh.

Deputetët e PD, Flamur Noka, Gazment Bardhi, Luçiano Boçi dhe të tjerët u larguan nga sheshi pasi të gjithë përfunduan fjalimet dhe u drejtuan drejt selisë së PD.

Në një deklaratë për mediat para selisë blu, Bardhi i bëri thirrje Gjykatës së Apelit të japë sa më shpejt një vendim lidhur me vulën e partisë për të mos e mbajtur më gjatë zvarrë  PD si partia kryesore e opozitës.

“Ka dyshim më kush se ku është PD, kush i gëzon simbolet e PD? Dhe gjej rastin t’i bëj thirrje së pari Gjykatës së Lartë të zbardhë vendimin dhe të mos zvarrisë më tej çështjen dhe Gjykatës së Apelit që të japë vendimin për vulën e PD. Do vijojmë turin në të gjithë Shqipërinë, turi ynë me qytetarët do të vijojë edhe në mënyrë më intensive me ekip më të gjerë, do kemi një agjendë edhe më të koordinuar  me të gjithë kolegët”, – tha Bardhi.

Protestuesit e opozitës hodhën shishe me molotov para Kryeministrisë menjëherë pas fjalimit të Sali Berishës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humb jetën në Spitalin e Traumës 53-vjeçari i plagosur në aksidentin e Librazhdit

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë 53-vjeçari Luan Çota, i cili mbeti i plagosur rëndë pas një aksidenti rrugor të ndodhur disa...
10:21 | 18/06/2026

Apeli i GJKKO lë në burg ish-presidentin Ilir Meta

Apeli i Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar një tjetër kërkesë të paraqitur nga Ilir Meta për ndryshimin e masës së sigurisë....
10:03 | 18/06/2026

Ministri Gogu për Koçekun: Nxis organet shtetërore të hetojnë çdo rast

Ministri i Drejtësisë ka folur mbi rastin e Marjana Koçekut e cila një ditë më parë deklaroi nëpërmjet rrjeteve sociale se është kërcënuar nga familja...
09:53 | 18/06/2026