Mbahet protesta e Rithemelimit, Berisha mesazh online qytetarëve
Është mbajtur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protesta kombëtare e thirrur nga Rithemelimi.
Eksponentët e lartë të Rithemelimit, përfshirë kreun e grupit parlamentar të PD Gazmend Bardhi marshuan së bashku me mbështetësit nga selia blu në drejtim të Kryeministrisë.
Kjo është protesta e parë e Rithemelimit e cila nuk udhëhiqet nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili që prej fundit të dhjetorit 2023 ndodhet nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Në krye të turmës ishin Flamur Noka, Luçiano Boçi, Gazment Bardhi, Belind Këlliçi dhe Tomorr Alizoti.
Me pankarta si: “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”, protestuesit marshuan drejt godinës së qeverisë.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetja e kësaj force politike Monika Kryemadhi nuk ishin të pranishëm në protestën e thirrur nga opozita, për shkak të angazhimeve jashtë shtetit.
Ndërkohë që nga Partia e Lirisë në shesh ishin nënkryetari Petrit Vasili dhe Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi.
Edhe deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e shoqëruar nga ish-deputeti Alfred Rushaj, iu bashkua qytetarëve në shesh.
Ish-kryeministri Sali Berisha përshëndeti qytetarët me një fjalim nga banesa e tij, ku akuzoi qeverinë për procesin gjyqësor ndaj tij dhe shpalljen “non-grata”.
Protesta e opozitës u mbajt në një datë simbolike, pasi 20 shkurti shënon dhe rënien e bustit të ish-dikatatorit Enver Hoxha 33 vjet më parë.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë