Meta dhe Kryemadhi nuk do jenë në protestën e opozitës, zbulohet arsyeja
Ditën e sotme do të mbahet te Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministrisë protesta e opozitës.
Protesta është thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetet nga anëtarët e “Rithemelimit” dhe të grupit të Gazment Bardhit, por jo nga PD zyrtare e drejtuar nga Lulzim Basha.
Gazetarja e Euronews Albania Eksiola Shehu tha se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetja e kësaj force politike, Monika Kryemadhi nuk do të jenë të pranishëm në protestën e thirrur nga opozita.
“Për shkak të një udhëtimi jashtë vendit, Meta dhe Kryemadhi nuk do të jenë të pranishëm në protestë, por pjesa tjetër e zyrtarëve të PL e kanë mbështetur protestën dhe do të jenë të pranishëm”, tha gazetarja Eksiola Shehu.
Policia ka ndërmarrë një sërë masash për mbarëvajtjen e kësaj proteste. 1100 forca policie, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe Garda e Republikës, të cilat do të jenë në terren, ndërkohë që në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë