Salianji: Protesta do jetë masive dhe do vendosë për të ardhmen

18 Shkurt 2024 | 21:39

Deputeti demokrat Ervin Salianji, tha se protesta e 20 shkurtit e thirrur nga Sali Berisha do të jetë masive.

I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, ai theksoi se mund të jetë pengesë që lideri demokrat ndodhet në izolim, por megjithatë protesta do të jetë masive.

Mes tjerash ai hodhi akuza ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha, duke thënë se ky i fundit ka keqpërdorur protestat e mëparshme.

“Protesta do të jetë masive. Janë duke u përgjigjur me sinqeritet.  Ish-drejtuesi i opozitës i ka keqpërdorur protestat e mëparshme dhe ka devijuar nga qëllimi i tyre. Dhe pse Berisha është në ‘arrest shtëpie’, protestat do të funksionojnë pa dyshim. Mund të jetë një pengesë që lideri më i votuar në opozitë është i izoluar, por kjo nuk është asnjë pengesë për ta bërë masive protestën”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026