“Këtë e rregullon vetëm etika”- Kikia: Zihuni se shet, media sot vetëm sherr e shalë

21 Shkurt 2024 | 09:57

Analisti Mentor Kikia është shprehur se media duhet ti edukojë me materiale cilësore lexuesit dhe jo të transmetojë gjithçka me qëllimin e vetëm për të rritur shikueshmërinë.

Komentet Kikia i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se nëse media pranon edhe ata që flasin budallallëqe, atëherë do të thotë se kemi bërë kompromis me misionin dhe detyrimin tonë.

Ai tha gjithashtu se në ditët e sotme, media përpiqet të transmetojë vetëm episode me sherr dhe ekspozim të vajzave, pasi sipas tij, vetëm ato sjellin shikime.

“Nuk pyet për parime ti, ti fton atë këtu të thotë budallallëkun më të madh, mjafton që ti kur ta hedhësh në rrjet, njerëzit të futen ta lexojnë. Lexuesi nuk është i detyruar të ketë nivelin e lartë të formimit. Këtij debati media i është fshehur duke thënë ‘unë i ofroj lexuesit atë që ai do’.

Në fakt nuk është ky, media qëndron mbi lexuesin, media duhet ta edukojë dhe ta mësojë. Media do sherr, i themi atyre në studio zihuni pak ju që të rritet shukueshmëria. Sherr dhe shalë do media. Media është dyqan cilësor, nuk mund të shesë çdo lloj budallallëku.

Nëse ne pranojnë se ky që thotë budallallëqe shet, atëherë ne kemi bërë një kompromis me misionin dhe detyrimin tonë. Këtë nuk e rregullon as AMA, asgjë, por vetëm etika”, tha Kikia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024