Amnistia penale, Sefa: PD s’bëhet pjesë e pazarit, mesazhi që i dërgohet drejtësisë
Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Indrit Sefa, ka reaguar në lidhje me deklaratën e ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, i cili tha se amandamentet e propozuara në Komisionin e ligjeve për amnsitinë penale parashikojnë dhe uljen e dënimit për të dënuarit nga GJKKO.
Sefa në reagimin e tij thotë se PD nuk do të bëhet pjesë e miratimit të këtij projektligji që sipas tij synon të amnistojë të korruptuarit.
Sefa thekson se përmes këtij projektligji maxhoranca kërkon të ushtrojë presion ndaj drejtësisë, duke i dërguar mesazhin se edhe nëse dënohen të korruptuarit ata do të amnistohen.
Postimi i plotë:
Sot ministri i drejtësisë doli pa u skuqur dhe pa u zverdhur si burracak për të justifikuar vendimin që synon të annistojë të korruptuarit e tyre. Me një akt tinzar ne ditën e fundit të diskutimit ndryshuan projektligjin për amnistinë duke i çuar dhe një mesazh kriminal SPAK dhe Gjykatës, se ata mund të denojnë të korruptuarit, por Edi Rama do ti falë ata. Kjo është kriminale.
Sot ministri anti-SPAK duhet tu tregonte shqiptarëve:
Kush ka kërkuar shfuqizimin e germës c) pika 2 te neni 5?
Kush e ka kërkuar ndryshimin e pikës 3 të nenit 6 ?
Për cilët persona janë kërkuar këto ndryshime?
Pse u ndryshua dje me fshehtësi dhe nuk u diskutua më herët?
Me amendamentet anti-SPAK synohet që çdo i korruptuar, çdo hajdut tenderash publikë, çdo hajdut pronash, çdo zullumqar i kësaj qeverie i dënuar me vendimim të formës së prerë, të përfitojnë ulje denimi 1 vit meshkujt dhe 1.5 vite femrat.
Me këtë amendament mundësohet që funksionarët publikë të përfitojnë nga ndjekja penale dhe nga hetimet ndaj tyre.
Kjo natyrisht është në vazhdën e përpjekjeve të Edi Rames për të kontrolluar, për t’i bërë presion dhe për të demotivuar drejtësinë. PD nuk do bëhet kurrë pjesë e këtij pazari të ndyrë dhe kërkon tërheqjen e këtyre ndryshimeve, përfshirjen në amnisti të të të gjithe atyre qe protestuan kundër kesaj qeverie, për të mbrojtur shtëpitë dhe pronat e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West