Amnistia penale, Manja: Ulje të dënimit përfitojnë dhe të dënuarit nga GJKKO
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, deklaroi në përfundim të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, se parlamenti pritet të kalojë për votim gjatë seancës së nesërme projektligjin për amnistinë penale.
Manja tha se amnistia mbi ndjekjen penale nuk do të prekë asnjë nga veprat penale që po gjykohen në Gjykatën Speciale.
Megjithatë ai pranoi se ulje të dënimit sipas projektligjit të amnistisë parashikohet të ketë dhe për të dënuarit me vendim të formës së prerë nga Gjykata Speciale.
“Për të qartësuar opinion publil lidhur me projektin për amnistinë që kaloi në Komisionin e Ligjeve. Projektligji do t’i drejtohet seancës pleanre ku duhet të marrë 84 vota, shumicë të cilësuar. Dua të jem i qartë që në fillim, projektligji ka dy komponentë, amnisti mbi dënimin dhe amnisti mbi ndjekjen penale. Dua të ndalem tek amnistia mbi ndjekjen penale, flitet për lëndë dhe çështje që aktualisht janë në duart e prokurorisë ose që nuk janë gjykuar ende nga sistemi i drejtësisë. Nuk ka amnisti mbi ndjekjen penale për asnjë nga veprat që po gjykohen në Gjykatën Speciale. Amnisti mbi ndjekjen penale ka për të gjitha veprat penale që aktualisht janë në duart e prokurorisë apo sistemit gjyqësor dhe dënohen deri në dy vite burg, pra kundërvajtjet penale. Por sa i përket dhe kundërvajtjeve penale, ka përjashtime, nuk do të amnistohen nga ndjekja penale pavarësisht se janë kundërvajtje penale veprat që kanë të bëjnë me nderin dhe dinjitetin e individit, apo me dhunën në familje dhe dhunën me bazë gjinore”, tha Manja.
Manja tha se amendamenti për uljen e dënimit të të dënuarve të GJKKO u shtua gjatë punimeve në Komisionin e Ligjeve.
“Në Komisionin e Ligjeve ka pasur amandamente nga shumë deputetët dhe një nga propozimet ka qenë që në kategorinë e të dënuarve që nuk përfitojnë nga amnistia por përfitjnë ulje dënimi, të përfshihen dhe kategoria e të dënuarve nga Gjykata e Posaçme me vendim të formës së prerë. Argumenti ka qenë që përmes këtij rregulli të dënohet parimi i barazisë përpara ligjit”, tha Manja.
Manja ftoi opozitën ta votojë projektligjin i cili kërkon shumicë të cilësuar prej 84 votash.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë