Tatuazhet trendi i të rinjve në Korçë, shtohen kërkesat edhe nga personat në moshë

21 Shkurt 2024 | 16:11

Ngjyrosja e trupit, apo ndryshe tatuazhi është kthyer në trend në Shqipëri. Nga koha e komunizmit, kur të shumtë ishin ata që bënin tatuazhe jo profesionale, në ditët e sotme, metodat janë sofistikuar. Në qytetin e Korçës janë rritur kërkesat për të bërë tatuazhe. Të rinjtë janë të vendosur për të pasur një të tillë.

“Ky është tatuazhi i parë dhe pas tij do ketë e shumë të tjerë. Ky tatuazh që po bëj unë do të thotë familje. Mendoj se do bëj shumë tatuazhe, janë disa shkrime në lidhje me familjen me jetën e të gjitha me radhë”, thotë një djalë.

Artistët e tatuazheve tregojnë se çfarë parapëlqejnë më shumë qytetarët dhe se në cilat vende të trupit duan të kenë një shenjë të përjetshme.

“Tatuazhet janë trendi i sotëm, janë në mode janë lifestyle, Samueli e ka për herë të parë, por unë njoh shumë të tjerë që vijnë për herë të parë dhe rikthehen gjithmonë deri sa nuk ka hapësirë në trupin e tyre. Një nga stilet që është kthyer në modë është watercolor, të cilat janë jo shumë të vogla, mesatare por pjesa më e madhe zgjedhin tatuazhe të mëdha, në këmbë etj”, tregon Xhoni Drizaj, artist tatuazhesh.

E ndërsa në Korçë më të shumtë janë të rinjtë, ndryshe ndodh në Pogradec, ku së fundmi kërkesat për tatuazhe vijnë nga mosha më të mëdha.

“Tabuja e tatuazheve është thyer, kanë filluar pranohen pasi kohët e fundit jo vetëm të rinjtë por dhe moshat e dyta, të cilët kanë atë dëshirën që tatuazhin e kishin qejf në adoleshencë ta bëjnë tani”, thotë Andi Kelmenti, artist tatuazhesh.

Mes shumë lloje tatuazhesh, ka edhe nga ata që kërkojnë të përjetësojnë emrin njeriut të tyre të zemrës, por artisti i tatuazheve ka një këshillë për raste të tilla.

“Një nga llojet e tatuazheve që nuk duhen bërë ose që unë nuk i punoj me sakte dhe janë emrat e të dashurve, ju lutem mos bëni më emra të dashurish. Do pendoheni e nuk dihet çfarë ndodh më vonë”, këshillon ai.

Një tatuazh nuk ka një çmim fiks, pasi varet nga madhësia, vështirësia e punimin, por edhe lloji që zgjedh. Ajo që është sot me të rinjtë që kërkojnë të bëjnë tatuazhe është kthyer në trend që duket se nuk do të ndalet më.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026