Tatuatori tregon se cilat janë tatuazhet që kërkojnë më shumë shqiptarët
Tatuatori Erxhano Rexhepi thotë se shqiponja shqiptare, Ismail Qemali dhe Skënderbeu janë tatuazhet që kërkojnë më shumë shqiptarët.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Rexhepi u shpreh se tatuazhet i bëjnë kryesisht shqiptarët që ndodhen në emigracion.
Kjo sipas tij, pasi ndjejnë më shumë mall për Shqipërinë, teksa shtoi se ka pasur kërkesa të shumta për të bërë tatuazh për festat e nëntorit.
“Ka pasur shumë kërkesa, por pamundësia sepse i kërkojnë më shumë refugjatët, sesa ne që jemi vendas. Ata e ndjejnë më shumë mungesën. Kryesore është Skënderbeu, shqiponja shqiptare, Ismail Qemalin, edhe shqiptarët e Kosovës e preferojnë shumë.
Ndjejnë mallin për Shqipërinë, janë shumë larg, mezi presin dhe kur vijnë duan të bëjnë çdo gjë. Edhe dje pata shumë kërkesa, edhe pse nuk kishin mundësi të vinin, pas dy muajsh kanë rezervuar për të bërë tatuazh Skënderbeun, flamurin, shqiponjën”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë