Amerikania e mahnitur me Gjirokastrën/ Erdhi si vullnetare, tashmë nuk do më të ikë

21 Shkurt 2024 | 16:22

Vullnetarja nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Cecilia McGill prej disa javësh jeton dhe punon në Gjirokastër me dëshirën e mirë për të kontribuar për qytetin e gurtë. Ajo shprehet se kudo ka gjetur njerëz mikpritës dhe një mjedis të ngrohtë.

“Jam në Shqipëri për të punuar për Korpusin e Paqes të SHBA, jam për të ndihmuar dhe për të përkrahur bashkinë e Gjirokastrës, më pëlqen shumë Gjirokastra, është qytet shumë i mirë, njerëzit janë të këndshëm, Shqipëria është shumë e këndshme, janë njerëz shumë profesional, të zgjuar, më pëlqejnë shumë shqiptarët” –tha Cecilia Mcgill.

Tashmë vullnetarja nga SHBA ka fituar në Shqipëri një përvojë mjaft të mirë bashkëpunimi si profesional ashtu dhe njerëzor. Cecilia i fton bashkëkombasit por edhe turistët nga vendet e ndryshme që të vijnë dhe të vizitojnë qytetin mbreslënës të Gjirokastrës.

“Gjirokastra është vend shumë mikpritës, vend shumë i përshtatshëm për të qëndruar, i inkurajoj shumë njerëzit që të vijnë dhe të shohin se çfarë Gjirokastra ka për të ofruar”-shtoi ajo.

Megjithëse ka punuar në kontinente dhe shtete të ndryshme ajo e veçon Shqipërinë si një vend miqësor, mikpritës dhe me njerëz punëtorë dhe të përkushtuar në profesionin e tyre.

“Lidhur me punën njerëzit këtu në Gjirokastër janë njerëz shumë  punëtorë, janë persona që respektojnë  shumë punën e tyre, kam punuar në shumë shtete të ndryshme dhe kështu që mund ta bëj diferencën dhe mund të them që njerëzit këtu janë njerëz shumë të palodhur që punojnë fort”– theksoi mes të tjerash.

Falë mbresave dhe përvojës së deritanishme vullnetarja nga SHBA shprehet se dëshiron ta zgjasë kohë qëndrimin dhe kontributin e saj për Gjirokastrën.

“Më pëlqen që të qëndroj këtu dhe ta shtyj kohëqëndrimin tim këtu, dhe arsyeja pse unë  do të dua që ta shtyj është se Gjirokastra është një qytet shumë i bukur,  ushqimi është shumë i mirë, njerëzit janë mikpritës, bujarë dhe shumë të respektueshëm” –tha mes të tjerash amerikania.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve

Detaje të reja kanë dalë për sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kavajës, ku si pasojë...
08:13 | 25/06/2026

“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka shpërndarë në “Facebook” një mesazh nga një qytetari nga Vlora i cili i bën thirrje të mos e...
08:09 | 25/06/2026

Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Sukth, ku një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës. Sipas burimeve policore, i...
07:57 | 25/06/2026