Çelet zyrtarisht fushata, Çipa: Zgjedhjet duhet të kthehejnë stabilitetin institucional
Për gazetarin Aleksandër Çipa zgjedhjet e 25 prillit pritet të rikthejë normalitetin institucional dhe stabilitetin politik të vendit, aspekte që sipas tij kanë rëndësi për synimet kryesore të vendit.
“është një proces zgjedhor që fatkeqësisht vendoset në një kontekst të një vakumi të madh institucional, një periudhë gati dyvjeçare e qëndrimit të opozitës jashtë institucioneve të vendit solli traumën e madhe të shembjes së pluralizmit dhe funksionalitetit të demokracisë institucionale dhe këto zgjedhje fatkeqësisht e kanë edhe këtë misionarizëm, rikthimin e normalitetit institucional dhe të vijojnë maturitetin politik të shoqërisë,” – tha Çipa.
Gjatë intervistës me gazetaren Esmeralda Mulaj, Çipa komentoi për Euronews Albania mënyrën se si dy partitë kryesore çelën fushatën elektorale të 25 prillit në Tiranë. Ai tha se PD dhe PS kishin kontrast të dukshëm qoftë në organizim po ashtu edhe në retorikën e fjalimeve që u mbajtën.
Organizimin e PD-së Çipa e cilësoi të stilit amerikan të përqendruar te entuziazmi dhe elektorati. Për këtë ai fiksoi si detaje përzgjedhjen e një shkrimtareje në prezantimin e udhëheqësit, ngjashëm me Joe Biden dhe tiparet festive të eventit.
Ndërsa organizimin e PS-së Çipa e përshkroi të përqendruar te forma dhe qetësia, si një tregues kryesisht për elektoratin e saj.
Duke u përqendruar te ligjërimi politik mes të dyja palëve, Çipa tha se PD u përqendrua më tepër te elektorati i pavendosur për t’i përfshirë që në nisje të fushatës me diskutime rreth programit dhe mënyrës se si duhet qeverisur, ndërsa PS u përqendrua te kundërshtari politik.
Për Çipën qetësia dhe estetika e zgjedhur nga Rama në çeljen e fushatës ishte një zgjedhje për të ndjekur prirjen e shoqërisë që nuk i preferon më qasjet agresive me gjuhë fyese dhe urrejtjeje në politikë. Ai tha se në dukje “konflikti politik” është “pas porte” dhe të dyja palët po përpiqen t’i shmangen së paku përplasjeve publike dhe “pistës tradicionale të konfliktit”.
Çipa përqendroi vëmendjen te fakti se në fushatë nuk është trajtuar efekti dhe trauma psikologjike që ka shkaktuar pandemia në shoqëri.
Për sa i përket deklaratave të ndërkombëtarëve për “pastrimin e politikës”, Çipa tha se tashmë po konstatohet qartë se dekriminalizimi nuk është një hap i thjeshtë.
Lexoni gjithashtu:
PS kërkon mandatin e tretë, Rama sulmon Bashën për mënyrën e nisjes së fushatës
PD kërkon rotacionin, Basha: Ndryshimi po vjen, do ta çoj Shqipërinë në BE
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania