Ylli Manjani kapet me Çanin: Të na bëjnë Greqi ose Itali, të marrim pasaportë tjetër

22 Shkurt 2024 | 22:48

Kuvendi votoi sot me 77 vota pro marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Marrëveshja nuk mori asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, ndërkohë që për këtë pakt ka votuar edhe PDIU.

Juristi Ylli Manjani debatoi me gazetarin Arjan Çani në emisionin Now në Euronews Albania lidhur me këtë marrëveshje, që e cilësoi antikushtetuese.

Sipas tij, territori i republikës së Shqipërisë nuk i jepet as përkohësisht një qeverie tjetër, kushdo qoftë ajo, pasi cenohet sovraniteti.

“Territori i republikës së Shqipërisë nuk i jepet as përkohësisht një qeverie tjetër, kushdo  qoftë ajo, një organizate është tjetër gjë. Është një marrëveshje ku ti ke ndarë sovranitet, dhe me Italinë ti nuk ndan sovranitet, është antikushtetuese. Do të shkojmë në ekstrem? Ta kishin bërë në 100 për qind të territorit, të na kishin bërë Itali. Marrim pasaportë italiane ose greke dhe shpëtojmë. Nëse duam të ruajmë këtë që kemi kjo nuk pranohet. Argumenti i Gjykatës Kushtetuese është qesharak”, tha Manjani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Taulant Balla: Kërkesat e protestuesëve u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas publikimit të kërkesave të grupit organizator të protestës, teksa etiketoi ish-luftëtarin e UÇK-së,...
21:51 | 22/06/2026

Dita e 23-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 23-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:34 | 22/06/2026

Aktivisti: Nuk ka ultimatum për dorëhqjen e Ramës, vetëm diskutime në rrjetet sociale

Aktivisti Andi Tepelena ka deklaruar në një lidhje live për emisionin “Now me Erla Mëhillin”, nga sheshi para Kryeministrisë se grupi koordinues ka ndërmarrë, sipas...
21:20 | 22/06/2026