Reforma në drejtësi, Komisioni i Ligjeve miraton ndryshimet në 6 ligje
Komisioni i Ligjeve shqyrtoi dhe miratoi ndryshimet ligjore në paketën e reformës në drejtësi. Pas depozitimit në Kuvend në fillimin e muajit mars, Komisioni miratoi sot ndryshimet në 5 ligje dhe në Kodin Penal.
E pranishme në Komision, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj u shpreh se është bërë një analizë e funksionimit të reformës në drejtësi dhe ndryshimet ligjore vijnë me qëllim që të përshpejtojnë ngritjen e institucioneve të reja dhe shmangien e disa problemeve që janë hasur në këto vite.
“Nga ngritja e institucioneve të reja ka kaluar një kohë e mjaftueshme dhe kemi kryer një analizë të problemeve që po hasen. Në një kohë kur institucionet e reja janë ngritur por një sërë vonesash janë sjellë në reformën në drejtësi janë sjellë këto ndryshime”, u shpreh ministrja e Drejtësisë.
Të pranishëm në komision, përfaqësuesit e OPDAT dhe EURALIUS deklaruan dakordsinë me këto ndryshime, duke i cilësuar si të nevojshme.
“Ne jemi përfshirë në të gjithë hartimin e kësaj paketë. Propozimet kanë ardhur nga institucionet dhe kemi parë efektshmirë e tyre dhe kemi parë që kanë qenë në përputhshmëri. Ne kemi dhënë shembuj nga shtetet e tjera të BE dhe mund të themi që e mbështesim këtë paketë. Jemi të bindur që kjo ka për te përmirësuar funksionimin e paketës së reformës në drejtësi”, u shpreh Agnes Bernhard nga Euralius.
“Ne jemi përfshirë në këtë draftimin e kësaj pakete. Kryesisht kemi punuar në ndryshimet për ligjin e SPAK dhe pagat e BKH, por kemi rishikuar të gjithë paketën në tërësi dhe i mbështesim këto ndryshime”, tha Konstatin Supios, OPDAT.
Pas miratimit të këtyre 6 projektligjeve, janë edhe 4 nisma të tjera ligjore pjesë të paketës që prek reformën në drejtësi, të cilat pritet të diskutohen nesër, për t’i hapur më pas rrugën, miratimit në seancën e radhës në Kuvend.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania