Ursula von der Leyen: BE do zhbllokojë miliarda euro për Poloninë
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha sot se Polonia do të ketë akses në 137 miliardë euro fonde të Bashkimit Evropian, pasi qeveria e re filloi zbatimin e reformave që duhet të rivendosin pavarësinë e gjyqësorit në atë vend.
“Kam një lajm të mirë. Dy vendime do të shpallen javën e ardhshme për fondet evropiane që aktualisht janë të bllokuara për Poloninë. Këto vendime do të çojnë në 137 miliardë euro për Poloninë”, tha Von der Leyen në një konferencë shtypi në Varshavë, sipas Reuters.
Kryeministri polak Donald Tusk tha se ishte “një shumë e madhe parash”. “Ne do ta përdorim mirë atë”, tha Tusk.
Polonia do të ketë akses në rreth 60 miliardë euro fonde që lidhen me ndihmën nga pandemia e virusit korona dhe tranzicioni nga karburantet fosile, dhe do të jetë në gjendje të përdorë rreth 76.5 miliardë euro nga fondet që synojnë të ndihmojnë anëtarët më të varfër të Bashkimit Evropian.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje