“Resorte në zonat e mbrojtura”- Zhupa: Ligji kthen parqet kombëtare në kantiere
Vijon debati dhe kundërshtitë për ligjin e zonave të mbrojtura që u miratua të enjten në seancën plenare.
Rithemelimi i PD organizoi këtë të premte një tryezë me ekspertë të mjedisit për të diskutuar në lidhje me problematikat që sjell ligji i ri.
Gjatë fjalës së saj, deputetja Ina Zhupa u shpreh se me këtë ligj çdo park dhe zonë e mbrojtur në Shqipëri kthehet në kantier ndërtimi.
“Në çdo pikë të zonave të mbrojtura ti mund të ndërtosh, mjafton që të marrësh miratimin në KKRT, mjafton që Këshilli i ministrave, Edi Rama të të japë firmën fap e fap dhe ti mund të ndërtosh në cilëndo zonë të mbrojtur të Shqipërisë. Ti mund të ndërtosh në Butrint, Karavasta”, tha Zhupa.
Deputetja demokrate theksoi se pasojat që mund të shkaktojë ky ligj janë më afatgjata dhe shtrihen përtej mandatit të një qeverie, por do duhen dekada që të zhbëhen.
Para se të miratohej në Parlament kundër ligjit për zonat e mbrojtura të enjten pati edhe një protestë simbolike nga një grup aktivistësh të shoqërisë civile.
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta