“Një shef gay ka të dashur”, Luarasi: Për mua nuk është fare shqetësim
Pedagogia Iris Luarasi ishte këtë të premte e ftuar në “Barometri” në Euronews Albania për të folur rreth qasjes që shqiptarët kanë ndaj komunietit LGBT+.
Ajo tha se në gjetjet e “Barometrit” pa se ndonëse është e njëjti ambient, shqiptarët e kanë më të lehtë të pranojnë një koleg gay, se sa një shef me prirje homoseksuale.
Sipas saj nuk ka asnjëlloj shqetësimi nëse personi në krye është heteroseksual apo homoseksual, pasi në punë do të silleshin njësoj.
“Më çudit në sondazh kur flasim për kolegët, 61.2%nuk e pranojnë dhe pranojnë 34% kur e kanë kolegë, por e duan vetëm 25% kur e shef, që është e njëjta sjellje. Shefi të ka në dorë edhe kur ti je femër dhe ai është burrë në drejtim.
Edhe një shef që është gay, apo shefe që është lezbike, ka një të dashur të vetën dhe njëlloj si një heteroseksual nëse ka gjetur dashurinë e jetës, nuk shikon për dashuri të tjera. Për mua nuk është fare shqetësuese”, tha Luarasi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 20:11 Presidenti Begaj reagon për herë të parë për protestat: Mbetem i përkushtuar në mbrojtje të Kushtetutës dhe lirive të qytetarëve
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 20:03 Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë
- 19:47 Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)
- 19:34 Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve