Avokatët e ish-presidentit Trump kërkojnë rrëzimin e akuzave për dokumente sekrete

24 Shkurt 2024 | 08:15

Ish Presidenti amerikan Donald Trump i kërkoi gjykatës në Florida të hedhë poshtë rastin penal ndaj tij nën akuzën për mbajtjen e dokumenteve sekrete në kundërshtim me ligjin.

Ekipi i mbrojtjes i zotit Trump pretendon se imuniteti presidencial e mbron ish presidentin nga ndjekja penale, ndonëse ky argument deri tani ka dështuar në gjykatat federale të apelit në një çështje tjetër gjyqësore.

Në njërin nga mocionet e shumta kundër prokurorit të posaçëm Jack Smith, avokatët e zotit Trump përsëritën argumentet që përgjithësisht u hodhën poshtë nga gjykata e apelit këtë muaj në Uashington, për një akuzë tjetër ndaj tij, atë të ndërhyrjes në zgjedhjet e vitit 2020.

Trump ka kërkuar nga Gjykata e Lartë amerikane të shprehet për imunitetin e tij, ndërkohë që si kandidati kryesor republikan për zgjedhjet presidenciale po mundohet të vonojë gjyqin deri pas zgjedhjeve të nëntorit.

Avokatët e zotit Trump argumentojnë se akuzat rreth dokumenteve sekrete bien mbi bazën e vendimit të tij për t’i konsideruar këto dokumente si shënime “personale” në bazë të Nenit mbi Dokumentet Presidenciale.

Ata argumentojnë se ai nuk mund të përndiqet meqë bëhet fjalë për një “akt zyrtar” që ai e ka bërë gjatë periudhës kur ishte ende në Shtëpinë e Bardhë.

Gjykata federale e apelit në Uashington në vendimin e saj gjatë muajit shkurt u shpreh shumë qartë duke e hedhur poshtë këtë pohim të pazakontë të zotit Trump se ish presidentët gëzojnë imunitet absolut për veprimet që përfshijnë detyrat e tyre zyrtare.

Por avokatët e zotit Trump argumentuan se vendimi i gjykatës së apelit është i gabuar dhe i thanë gjykatëses së qarkut në Florida Aileen Cannon se ajo nuk duhet ta marrë parasysh në rastin që ajo po gjykon për dokumentet sekrete, pasi ai ishte një “vendim i arsyetuar dobët”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

OBSH: Shtrirja e epidemisë së Ebolës në Kongo është më e madhe se sa tregojnë shifrat zyrtare

Shumica e rasteve të reja të Ebolës në disa pjesë të Republikës Demokratike të Kongos nuk kanë lidhje të njohura me pacientët ekzistues, tha drejtori...
13:13 | 10/07/2026

Si reaguan udhëheqësit e NATO-s ndaj dhuratës së Erdogan

E vendosur në një kuti prej druri, dhurata vinte me një tabelë që shkruhej: “Gumusay, pistoleta e parë e tipit revolver e prodhuar në vendin...
12:58 | 10/07/2026

Brenda shtytjes së von der Leyen për një ndalim të mediave sociale në BE 

Nëse të rinjtë evropianë së shpejti e gjejnë veten të përjashtuar nga mediat sociale, ata do t’i kenë për detyrë të falënderojnë Ursula von der...
11:30 | 10/07/2026