“Amerikanët të frikësuar nga Trump”- Kondi: Mbështetja e Biden po rritet në sondazhe

7 Shkurt 2024 | 12:44

Pedagogu Sokol Kondi është shprehur se mbështetja për presidentin aktual të SHBA-ve, Joe Biden, po rritet në sondazhet e fundit.

Komentet Kondi i bëri në Euronews Albania, ku tha se amerikanët dhe kryesisht demokratët janë të frikësuar nga një rikthim i mundshëm i ish-presidentit Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Ai shtoi se amerikanët për hir të një të keqeje më të madhe, duan të qëndrojnë aty ku janë.

“Gjatë presidencës së Trump konfliktet thuajse nuk ekzistonin. Trump gjatë presidencës së tij pati takimin me Kim Jong Un. Pati me Putinin një qasje sikur ai ishte miku i tij. E njëjtë siç shfaqej Berluskoni në Europë. Megjithatë miqësi mes Amerikës dhe Rusisë është e vështirë të imagjinosh në këtë moment.

Garë duket sikur në kampin e demokratëve nuk ka. Përqindjet tregojnë qartë tendencën. Siduket elektorati i majtë i frikësuar nga gogoli i ish-presidentit Trump, e ka bërë zgjedhjen e tij, do të qëndrojë i ngurtë në llogoren ku është strehuar.

Amerikanët për hir të të keqes më të madhe, duan të qëndrojnë aty ku janë. Biden është rritur në sondazhe përballë një rreziku të kthyer, pasi mendohej se Trump nuk do të kthehej më. Pra ata mund të jenë të trembur nga një ndryshim i mundshëm që mund të vijë”, tha Kondi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë, disa aleatë refuzojnë pjesëmarrjen

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka nisur një përpjekje për të koordinuar një përgjigje ndërkombëtare ndaj asaj që e cilëson si rritje të ekstremizmit...
13:31 | 10/07/2026

Policia britanike nis hetimet për donacionet për Partinë Reformiste të Farage

Policia britanike po heton të paktën 500,000 £ në donacione për partinë populiste Reform UK të Nigel Farage, të bëra nga nëna e një aleati...
13:30 | 10/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit në sulmet ndaj Gazës

Ushtria izraelite ka deklaruar këtë premte se ka vrarë një komandant të Hamasit, i cili dyshohet se ka marrë pjesë në sulmet e 7 tetorit...
13:24 | 10/07/2026