2 vite nga lufta në Ukrainë, Bardhi: Paqja dhe demokracia sulmohen nga autokratë

24 Shkurt 2024 | 11:46

Dy vite që nga nisja e agresionit rus, kanë kaluar dhe paqja duket ende larg.

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar me anë të një postimi duke thënë se 2 vite luftë, tregojnë se paqja dhe demokracia mund të vihen nën sulm nga autokratët

Status i plotë:

“Dy vite më parë Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të një vendi të lirë dhe demokratik siç është Ukraina. Kjo tregon se paqja dhe demokracia mund të vihen nën sulm nga autokratë edhe në shekullin e XXI.

Sot është dita që të gjithë të jemi bashkë në një përgjigje ndaj antivlerave që vënë në rrezik sigurinë kolektive. Ndërsa vlerësoj qëndresën heroike të qytetarëve të Ukrainës, solidarizohem me çdo viktimë të sulmeve barbare ruse”,-Gazment Bardhi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se një ekip prej 85 specialistësh francezë në operacionet e kërkim-shpëtimit po dërgohet menjëherë në Venezuelë. Macron foli me presidenten...
14:25 | 25/06/2026

Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Ddisa të plagosur (VIDEO)

Një automjet ka marrë përpara një turmë njerëzish që ishin mbledhur në vendpushimin e njohur turistik të Cabo San Lucas, pasi Meksika fitoi një ndeshje...
14:19 | 25/06/2026

Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura

Kombet e pasura me shkallën më të lartë të emigracionit gjatë 35 viteve të fundit përfituan një përfitim të madh ekonomik dhe shumë prej tyre...
13:52 | 25/06/2026