“Berisha ka paditur Blinken, qëndrimi juaj?”- Bardhi: Ku ndahem me ish-kryeministrin
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken është i mirëpritur në Shqipëri.
Komentet Bardhi i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se padia e ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj Blinken është çështje personale e tij.
Ai po ashtu tha se ndan qëndrime të kundërta me Berishën lidhur me sulmet ndaj drejtësisë dhe ndërkombëtarëve.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Mëhilli: Çfarë qëndrimi do të mbani ju për vizitën e zotit Blinken në Tiranë, kur ai është i paditur nga kryetari i partisë tuaj?
Bardhi: Vizita e sekretarit të Shtetit nuk varet nga qëndrimet e mia. Miqtë janë të mirëpritur në Shqipëri, aq më tepër që bëhet fjalë për një zyrtar kyç të SHBA-ve. Vizita është një mesazh që mes dy vendeve tona ka një miqësi që do të shtrihet edhe për vite e vite me radhë. Kjo është një çështje personale e Berishës me të.
Unë kam patur një deklaratë publike ku kam përcaktuar dy qëndrime të ndryshme me Berishën. Së pari kam folur që nuk kemi betejë me drejtëinë, por e kritikojmë drejtësinë. Dhe për ndërkombëtarët. Për ekonominë, për përballjen me qeverisjen e Ramës, për këto biem dakord. Si shqiptarë i vetmi detyrim që kemi është t’i urojmë mirëseardhjen sekretarit të Shtetit. Edhe në 2012 sekretarja e shtetit zhvilloi vetëm një takim në këmbë 3-4 minuta me Ramën, që në atë kohë ishte kryetar opozite.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë