A duhen taksuar më shumë oligarkët, Bushati: Po kontrollojnë qeverinë, largimi i tyre çlirim për vendin
Analistët Baton Haxhiu dhe Andi Bushati debatuan në studion e emisionit Shock në Euronews Albania lidhur me faktin se a duhen taksuar më shumë oligarkët në Shqipëri.
Analisti Andi Bushati tha se taksat ndaj më të pasurve në Shqipëri duhet të ishin shumë më të larta se ç’janë aktualisht teksa shtoi se propozimi i LSI për ta çuar taksën ndaj tyre nga 9-10 për qind është farë i papërfillshëm.
Sipas tij, oligarkët janë sot e keqja më e madhe e vendit dhe largimi i tyre nga Shqipëria nëse u rriten taksat, nuk do të thotë varfërim, por çlirim për shqiptarët.
“Po i taksuam më shumë 10 biznesmenët më të pasur në Shqipëri, këta do të ikin dhe kapitali do zhvendoset. Këta janë njerëz që nuk do ikin kurrë se po i marrin frymën këtij vendi. Vetëm kanë mbyllur vende pune, mungesa e konkurrencës vetëm mbyll vende pune.
Frika se po i taksuam më shumë do ikin, udhë e mbarë se këta janë e keqja e këtij vendi. Gjithçka e kontrollojnë 10 njerëz, duke bllokuar investimet e huaja. Janë aq të pasur sa kontrollojnë qeverinë. Shporrja e tyre nuk është varfërimi i shqiptarëve, është çlirimi i tyre”, tha analisti Bushati.
Ndërkohë, analisti Baton Haxhiu solli shembullin e kompanive të mëdha si Facebook apo IBM që e zhvendosën kapitalin e tyre në shtete të tjera si Islandë e Estoni për shkak të zbritjes së taksave, duke bërë që këto vende të kenë GDP më të madhe në Europë.
Sipas tij, problemi në Shqipëri lidhet me faktin se këta të ashtuquajtur oligarkë apo korporata, në mënyrë të organizuar nuk lejojnë investimet e huaja, çështje ku sipas tij duhet ndërhyra e qeverisë.
“Bizneset dhe oligarkët në Shqipëri në një moment të caktuar kanë një luftë mes vetes dhe e bëjnë luftës në ashpër brenda botës shqiptare.
Kur vijnë investimet e huaja bëhen bashkë kundër tyre. Qeveria duhet të garantojë lehtësi për investimet e huaja dhe jo të lejojnë që ata të vendosin. Unë jam për taksën 9 për qind që e ka vënë PD, kundër propozimit të LSI se vetëm populizëm”, u shpreh analisti Baton Haxhiu.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.