“Po qe për firma, unë gjej 2000 vetë”- Guri: Akademikët e kanë me mua peticionin

25 Shkurt 2024 | 21:24

Ambientalisti Sazan Guri ka reaguar lidhur me një peticion të ngritur sëfundmi në rrjetet sociale nga një grupim intelektualësh, të cilët janë të shqetësuar për mënyrën sesi po merr peshë në publik, edhe përmes mediave, hapësira që po zënë njerëz të cilët nuk përfaqësojnë atë që është realisht shkencore.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Guri tha se intelektualët dhe akademikët që kanë firmosur peticionin, e kanë me të dhe me 3-4 persona të tjerë.

Ai tha se këta intelektualë bëhen përjashtues, pasi nuk shkojnë të dëgjojnë tezat e tij dhe kolegëve të tij lidhur me historinë dhe gjuhën shqipe.

Po ashtu Guri tha se të jetë për peticion, ai e ka shumë të thjeshtë dhe mund të mbledhë deri në 2 mijë vetë për ta firmosur.

“Edhe ne, në 2000 veta që janë intelektualë, 60 prej tyre e firmosën. Disa gjuhëtarë, disa historianë, dhe të tjerët figura publike, si miku im Erjon Kristo. Nëse ai ka gjetur 60 vetë, unë gjej 2000 veta. Kjo është një fletëpalosje. Tre veta jemi ne aty. Unë jam ai për të cilin e kanë pasur peticionin.

Fakti që e fokusojnë te gjuha shqipe, te gjuha e natyrës, në këtë e ndan, sepse atë që bëjmë ne, se ke ndjekur, ndiqe emisionin. Atë që solli Taulanti që mua më vjen zor t’i marrë në emision gjithë këto gjëra… Ata nuk kanë ardhur të debatojnë, të marrin pjesë, pastaj të dalin përjashtues”, tha Guri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026