200 kg dhe 8 metra i gjatë, zbulohet gjarpri më i madh në botë

26 Shkurt 2024 | 09:24

Gjarpri më i madh në botë u zbulua në pyjet tropikale të Amazonës! Anakonda e gjelbër veriore, gati tetë metra e gjatë dhe peshon pothuajse 200 kilogramë, u zbulua nga profesori dhe prezantuesi televiziv Freek Vonk.

Përkundër faktit se anakonda kishte një kokë me madhësi njerëzore, profesor Vonk nuk kishte frikë t’i afrohej përbindëshit. Pamjet e pabesueshme tregojnë një biolog holandez duke notuar pranë një anakonde gjigante të trashë sa një gomë veture.
Deri më tani, vetëm një specie e anakondës së gjelbër – e quajtur edhe anakonda gjigante – ishte njohur në Amazon.

Anakonda e gjelbër veriore tani është konfirmuar si një specie e veçantë në një studim të ri të botuar në Diversity.

“Së bashku me 14 shkencëtarë të tjerë nga nëntë vende, zbuluam se lloji më i madh i gjarpërinjve në botë është anakonda e gjelbër. Ato janë në fakt dy lloje të ndryshme. Anakondat e gjelbra të gjetura në veri të zonës së tyre në Amerikën e Jugut, duke përfshirë Venezuelën, Surinamin dhe Guianën Franceze, duket se i përkasin një specie krejtësisht të ndryshme. Edhe pse në pamje të parë duken pothuajse identike, dallimi gjenetik mes tyre është pesë për qind e gjysmë, që është i madh. Për shembull, njerëzit dhe shimpanzetë ndryshojnë gjenetikisht nga njëri-tjetri vetëm me rreth dy përqind”, tha Vonk.

Llojit të ri iu dha emri latin Eunectes akaiima ose anakonda e gjelbër veriore. Studiuesit thonë se tashmë është në rrezik.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024