“Nuk do e humbim luftën”, Zelensky: Nëse dështojmë me Rusinë nuk ekzistojmë më
Viti i tretë i luftës me Rusinë do të jetë vendimtar. Ishte ky mesazhi që presidenti ukrainas Zelensky dha teksa mbajti një konferencë të shkurtër shtypi, një ditë pas shënimit të 2-vjetorit të pushtimit rus.
“A do ta humbasë Ukraina këtë luftë? Jam i sigurt që jo. Momenti më i vështirë ishte 24 shkurti i dy viteve më parë. Nuk kemi alternativë veç fitores. Nuk mund të humbasim, pasi ç’do të ndodhë nëse humbasim? Nuk do të ekzistojmë më”,-tha presidenti i Ukrainës, Zelensky.
Një duzinë godinash u dëmtuan pas bombardimeve intensive në qytetin KOSTANTIN-IVKA, ku sipas zyrtarëve ukrainas një person mbeti i lënduar. Sulmet me raketa goditën jugun dhe lindjen e Ukrainës, duke lënë të vdekur të paktën dy civilë.
Ndërsa në rajonin e kontrolluar nga rusët të Donjeckut, përfaqësuesi i Kremlinit publikoi disa pamje nga Avdivka, një qytet në lindje të Ukrainës që u mor nën kontroll nga rusët javën e kaluar.
Ishte fitorja më e madhe në betejë për Rusinë që nga beteja për Bakhmutin, që konfirmoi se ofensiva e Moskës po fiton terren.
LEXONI GJITHASHTU:
Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur
Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë
Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)