Hapet tenderi për aksin Vlorë-Orikum, rruga 10.75 km pjesë e projketit 100 mln $

26 Shkurt 2024 | 17:17

Tenderi për ndërtimin e Byspassit 1 Vlorë-Orikum, u hap në sistemin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Projketi parashikon fazën fillestare të ndërtimit të aksit 10.75 km nga Uji i Ftohtë e deri në Orikum të qytetit bregdetar të Vlorës.

Projketi i financuar nga BERZH dhe BB, që parashikon ndërtimin dhe rehabilitimin e disa akseve lokale dhe rajonale, parashikon një fond total prej 100 milionë dollarë, ku deri më datë 8 prill të këtij viti, operatorët mund të paraqesin ofertat e tyre.

Ndërtimi i këitij aksi në qytetin dhe merr një rendësi të veçant jo vetëm për qarkullimin e banorëve të zonës, por edhe për vizitorët dhe turistët e huaj që përshkojnë këtë rrugë për të arritur destinacionet bregdetare të Jugut.

Projekti i nisur në vitin 2018, parashikon të zgjasi deri në qeshor të këtij viti.

Me një gjatësi totale prej 10.75 km, rruga fillon në dalje të Tunelit tek Uji i Ftohtë në Vlorë dhe përfundon tek Marina në Orikum, ndërkohë që janë parashikuar edhe dy bypasse.

“Ky Program synon të mbështesë zhvillimin e sektorëve të turizmit dhe bujqësisë dhe konektivitetin rajonal përmes përmirësimit të aksesit rrugor, si faktorët kryesorë të rritjes ekonomike dhe punësimit në Shqipëri”, shkruhet në faqen e fondit shqiptar për Zhvillim, autoriuteti kontraktor i projektit.

I ndarë në dy faza, projketi parashikon fillimisht rehabilitimin dhe punime civile në disa rrugë, ndërsa në fazën e dytë parashikohet rehabilitimi i akseve e Shëngjin Baks-Rrjoll, Ujë i Ftohtë-Orikum dhe ndërtimi i 2 bypass-eve dhe segmenti rrugor Zgosht-Ura e Çerenecit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026