“Endacaku vrasës”- Momenti kur autori vendos tritolin në shtëpinë e Ilir Koçiles

27 Shkurt 2024 | 16:39

Një sasi e konsiderueshme tritoli është vendosur në banesën në pronësi të Ilir Koçiles, 35-vjeçarit që 2 javë më parë vrau me thikë fqinjin e tij.

Dëmet e konsiderueshme materiale duken qartë në shtëpinë një-katëshe, në lagjen nr.4 të Durrësit dhe automjetet e parkuara e banesat përreth.

Veç dëmeve materiale, nga shpërthimi nuk u regjistruan të lënduar, sepse familjarët e Koçiles ndodhen jashtë vendit, ndërsa 35-vjeçari në paraburgim, i akuzuar për vrasjen e Halil Kokës, më 14 shkurt.

Një lidhje e mundshme është vendosur mes dy ngjarjeve, si paralajmërim për hakmarrje, pasi në fasadën e shtëpisë dikush ka shkruar me bojë “Endacaku vrasës”.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar personin, që ka vendosur lëndën plasëse në banesë dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e tij.

Dy fqinjët u konfliktuan në lagjen ku banonin për një vend parkimi, ndërsa sherri degjeneroi deri në konfrontim fizik.

35-vjeçari Koçilja goditi me thikë Kokën, i cili disa minuta më vonë humbi jetën rrugës për në spital.

Koçilja u arrestua disa orë më vonë nga efektivët e policisë së Durrësit, ndërsa ishte fshehur pranë Forumit Bizantin.

Dyshohet se 35-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe jetonte i vetëm në shtëpinë e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë (VIDEO)

Protestuesit prej më shumë se dy orësh po vijojnë protestën e tyre paqësore para Kryeministrisë kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit prej ditësh kanë treguar anën...
20:24 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026