Alternativat partiake, Iris Luarasi: Publikimi i listave shumë i rëndësishëm
Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin të dielën Partia Socialiste do të fitonte shumicën e mandateve në Tiranë. Pedagogia Iris Luarasi duke diskutuar gjetjet e sondazhit të MRB të prezantuar në Euronews Albania, e vuri theksin tek impakti që ka publikimi i listave të kandidatëve.
“Në të gjithë këtë diskurs, nuk mendoj se ka pasur një element jo pak të rëndësishëm edhe bërja e listave, sepse kemi thënë më parapara, se në sondazhin e kaluar nuk ishin bërë publike listat, por në këtë sondazh kanë dalë listat dhe ky është element shumë i rëndësishëm”, tha ajo.
Ajo thotë se shifrat duhen analizuar me racionalitet, pasi aty është mendimi i qytetarëve dhe në vetëvete tregojnë sjelljen që ato do mbajnë ditën e votimeve.
“Njerëzit e mendojnë kështu dhe ky është fakti. Nuk shkëputemi dot nga shifrat edhe sikur ato janë njësoj javë pas jave se ato janë tregues për partinë në pushtet, por edhe për partinë në opozitë. Në këtë aspekt duhet t’u referohemi këtyre shifrave, se këto janë mënyra se si do votojnë njerëzit kur të vijë dita e votimeve”, tha ajo.
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania