Papa Françesku shfaq probleme shëndetësore, shoqërohet në spital
Papa Françesku, iu nënshkrua kontrolleve mjekësore në një spital në Romë të mërkurën.
Në një deklaratë për media Vatikani sqaroi se Papa ishte me grip, por pas kontrolleve mjekësore ai u shoqërua sërish në Selinë e Shenjtë.
Imazhet televizive treguan një Fiat të bardhë, një makinë që Françesku përdor rregullisht – duke u larguar nga spitali në qendër të Romës.
Papa Françesku anashkaloi një lexim në audiencën e tij javore të së mërkurës, duke ia deleguar detyrën një ndihmësi dhe duke u thënë besimtarëve se nuk ishte ende mirë.
Papa, i cili ka pasur një sërë problemesh shëndetësore kohët e fundit, kishte anuluar takimet të shtunën dhe të hënën për shkak të asaj që Vatikani e quajti një grip të lehtë .
Të dielën, ai iu drejtua turmave në Sheshin e Shën Pjetrit si zakonisht, për të dhënë mesazhin e tij.
“Të dashur vëllezër dhe motra, unë kam ende pak të ftohtë,” i tha Papa Françesku audiencës të mërkurën, duke njoftuar se dikush tjetër do të lexonte katekzën e tij mbi zilinë dhe kotësinë, dy nga shtatë mëkatet e Biblës.
LEXONI GJITHASHTU:
Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit
Kërkesa e Trumpit për largimin e trupave të Izraelit nga Libani, Siria dhe Gaza, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk tërhiqemi
Ndërpritet pagesa me karta krediti në të gjithë Japoninë
- 10:18 Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit
- 10:12 Kërkesa e Trumpit për largimin e trupave të Izraelit nga Libani, Siria dhe Gaza, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk tërhiqemi
- 10:03 Ndërpritet pagesa me karta krediti në të gjithë Japoninë
- 10:02 Vetëm me votat e PS-së, Konferenca e Kryetarëve i çon Parlamentit shtyrjen e reformës zgjedhore
- 09:59 TikTok nën hetim në Britani, shkak dyshimet për sigurinë e fëmijëve në platformë
- 09:48 Pickford harroi shishen e ujit në fushë, reagimi i lojtarëve të Argjentinës pasi gjetën shënimet sekrete për penalltitë (VIDEO)