Kryemadhi prezanton kandidatët në Fier, takim me naftëtarët: Shqipëria s’ka strategji për prodhimin e naftës

21 Mars 2021 | 14:05

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, zhvilloi këtë të diel një takim me naftëtarët në Fier.

Gjatë diskutimit, naftëtarët i thanë Kryemadhit se rafineria e Ballshit është shumë e vjetër dhe nëse nuk vihet në punë, ajo “është e vdekur”.

Ky shqetësim mori dhe mbështetjen e kryetares së LSI, e cila ndër të tjera shtoi se sot Shqipëria nuk ka asnjë strategji për prodhimin e naftës.

“Ne mendojmë se çështjes së industrisë së naftës duhet t’i japim vëmendje tjetër jo vetëm politikisht por edhe ekonomikisht nga ana menaxheriale,” – tha Kryemadhi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026