Vuçiç darkë informale me Ramën dhe komisionerin Varhelyi
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi nga Tirana, ku shihet në krah të kryeministrit Rama.
Takimi është zhvilluar mbrëmjen e të mërkurës pas përfundimit të Samitit të Ukrainës, ku liderët e rajonit pritet të marrin pjesë sot në samitin rajonal mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.
Të pranishëm në taklimin Rama-Vuçiç ishin dhe komisioneri evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi dhe Gert Jan Koopman, drejtor i përgjithshëm i grupit negociator të KE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin.
Vuçiç ka shkruar se janë mbledhur për tema që sipas tij janë jetike për Ballkanin Perëndimor.
Ai ka përmendur “lidhjen e ekonomive dhe heqjen e barrierave”.
“Ne jemi mbledhur këtu për të diskutuar tema që janë me rëndësi jetike për Ballkanin Perëndimor. Lidhja e ekonomive, heqja e barrierave dhe përparimi drejt një tregu të vetëm janë synimet kryesore që çojnë në zhvillimin thelbësor të vendit dhe rajonit tonë dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët tanë”, ka shkruar Vuçiç.
Kryetari i Kuvendit reagon pas protestës: Dhuna ndaj policisë dhe deputetëve është e papranueshme
Protestuesit zhvendosen drejt komisariatit, automjeti i policisë nuk lejohet të kalojë (VIDEO)
Rama: Mos zbrisni te komentet! Kohë e ngarkuar, algoritmi në fazë histerie
- 14:31 Tragjedi në Tajlandë, 11-vjeçari drejton një kamionçinë drejt budistëve në një pelegrinazh, vriten 8 murgj
- 14:29 Kryetari i Kuvendit reagon pas protestës: Dhuna ndaj policisë dhe deputetëve është e papranueshme
- 14:26 Lituania shfuqizon dispozitën kushtetuese që ndalon armët bërthamore
- 14:22 Të shtëna me armë në qendër të Podujevës, 3 të plagosur
- 14:22 Kallas: Bosnja të përshpejtojë reformat për në BE, mundësia mund të mos jetë e hapur gjithmonë
- 14:18 Turqia prezanton qendrën e saj të re ushtarake, çfarë synon projekti