Nga korsitë e gjelbra te interneti falas, Varhelyi: 4 pikat e firmosura në Tiranë

29 Shkurt 2024 | 13:13

Tirana priti sot Samitin Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Komisioneri për zgjerimin dhe fqinjësinë e mirë, Oliver Varhelyi në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama tregoi se në samitin e sotëm ishin firmosur marrëveshje në 4 fusha mes BE dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Mendoj që sot ne patëm marrëveshje për katër fusha ku duhet të ketë rezultate sivjet.

E para, ka të bëjë me SEPA-n, që do të thotë një rishikim tërësor i të gjitha aspekteve rregullatorë në vendet tona. Shikojmë tashmë që në fakt vendet po përgatiten për këtë gjë dhe që të jem i sinqertë nuk duhet të jetë shumë e vështirë për shembull sepse sistemi bankar kryesisht ka në vetvete banka europiane. Që do të thotë ato duhet të aplikojnë të njëjtat rregulla që aplikojnë në vendet e tyre të origjinës, por sfida është sa shpejt do të mund të arrijmë ne që këto rregulla të bëhen konkrete në terren, pra sa shpejt mund të aplikohen ato, por mendoj që ka pasur dakordësi të gjerë që kjo gjë do të arrihet sivjet dhe besoj se do të arrihet sivjet.

E dyta ka pasur të bëjë me korsitë e gjelbra. Me korsitë e gjelbra e kemi fjalën që të heqim të gjitha kohët e pritjes në pikat kufitare, që do të thotë se do të rregullohen procedurat doganore në mënyrë që të përshpejtohen kalimet në kufi në të gjithë rajonin.

Ne tashmë kemi disa pika të kalimit kufitar që funksionojnë në formë të dyfishtë për shtete të ndryshme, por duhet ta zgjerojmë këtë në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, pra ta shtrijmë në të gjitha vendet, në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Kjo është sërish një gjë që duhet të përfundojë deri në fund të këtij viti dhe në këtë formë në mënyrë të konsiderueshme do të ulë kostot e biznesit për bizneset e ndryshme në vendet e rajonit.

E treta fushë ka të bëjë me punën kërkimore shkencore që do të thotë që të sjellim brezin tjetër të industrive të ndryshme në rajon, që do të thotë që inovacioni, hulumtimi, kërkimi shkencor, industri të ndryshme do të kenë nevojë për një, të themi në fakt për atë që do të quhej një qendër ku të jenë këto industri, një bërthamë ku këto industri të mund të mbështeten dhe kjo të krijohet këtu në Ballkanin Perëndimor. Po flasim për aspektet farmaceutike, për sektorin farmaceutik digjital, aty ku njohuritë për teknologjitë aplikohen çdo ditë.

E fundit dhe ndoshta nuk e di siç duhet shkurtimin, unë vetë e quaj rrjetin falas të internetit në hapësirat publike në të gjithë Ballkanin Perëndimor, pra që të gjithë të kenë mundësi që të hyjnë në internet dhe ne këtë mund ta shohim edhe si pjesë të planit të investimeve ekonomike, i kemi fondet për këtë gjë dhe tashmë duhet t’i pajisim bashkitë me të gjitha mjetet e duhura që kjo gjë të bëhet realitet sivjet. Pra këto janë ato katër fusha prioritare për sivjet”,  tha Varhelyi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026