Analisti: Rama e bëri Vuçiç fuqi kryesore në rajon
Analisti Sadri Rambaja tha në një intervistë për Euronews Albania se mungesa e një takimi të presidentit të Ukrainës Zelensky me presidenten e Kosovës nuk ka rëndësi aq sa ka rëndësi vizita e tij në kryeqendrën e shqiptarëve, Tiranë.
Kjo pasi sipas tij Kosova nuk ka çfarë t’i ofrojë Ukrainës përveç mbështetjes në rrafshin deklarativ.
Ramabaja theksoi se në samitin e djeshëm, Vuçiç arriti të promovojë Serbinë si lidere në Ballkanin Perëndimor, kjo falë edhe miqësisë me kryeministrin Rama.
“Serbia është një nga furnizuesit kryesorë të armatës ukrainase me municion, prandaj përkëdhelet nga NATO, duke anashkaluar agresivitetin ndaj Kosovës. Vuçiç arriti që të promovojë Serbinë si lidere në Ballkanit Perëndimor. Për fat të keq këtë nuk duhej ta arrinte në Tiranë, por ja arriti. Kjo është shenja se deri ku ka arritur të imponohet arroganca e Serbisë, nuk i duhej bërë ky lëshim në Tiranë. Por këto janë raportet mes kryeministrit Rama dhe presidentit serb. Po të ishte mbajtur ky takim në Zagreb nuk do hiqeshin nga deklarata për Ukrainën pika e sanksioneve për Rusinë dhe ndikimin e saj malinj në rajon”, tha Ramabaja.
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump