Përplasja me armë në Pogradec, arrestohet edhe 27-vjeçari i plagosur

2 Mars 2024 | 10:37

Policia e Pogradecit ka zbardhuar dhe dokumentuar me prova ligjore ngjarjen e djeshme, ku gjatë një konflikti mbeti i plagosur me armë zjarri një 27-vjeçar.

Deis Meko dhe Kristo Lotis u arrestuan ditën e sotme pasi plagosën me armë zjarri 27-vjeçarin Alted Jolldashi

Ditën e sotme policia vuri në pranga edhe 27-vjeçarin që mbeti i plagosur nga përplasja me armë, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.

“Nga tërësia e hetimeve të kryera, rezulton se gjatë një konflikti me armë të ndodhur për motive të dobëta, midis këtij shtetasi dhe dy shtetasve të tjerë D. M., 32 vjeç dhe K. L., 27 vjeç, (të cilët pas kontrolleve të shumta dhe negociatave me familjarët u vetëdorëzuan në Polici dhe u arrestuan) shtetasi A. J., mbeti i plagosur me armë zjarri, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pistoletë e shtetasit A. J., dhe një revolver me mulli i cili i përket shtetasit K. L., të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026