“Gjithçka është shkatërruar”, pamje nga shtëpia pranë shpërthimit në Lushnjë

2 Mars 2024 | 11:58

Dy persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën nga shpërthimi në një magazinë pasditen e djeshme në qytetin e Lushnjës.

Babë e bir, Roland dhe Elidion Hoxha 24 vjeç mbetën të vdekur nga shpërthimi që ndodhi në vinçin me të cilin të dy punonin.

Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa ka thyer të gjithë xhamat e bizneseve përreth dhe ka shkaktuar shumë dëme në banesat që ndodhen pranë magazinës.

Euronews Albania ishte sot në një nga shtëpitë që ndodhte shumë afër magazinës ku ndodhi shpërthimi ku dëmet janë shumë të mëdha. Dyer të rrëzuara, xhama të thyer dhe orendi të shkatërruara ishte ajo çfarë mund të shihje në atë banesë.

Kryefamiljari, i cili ishte kthyer me urgjencë një ditë më parë nga emigrimi kur kishte dëgjuar për tragjedinë, shprehet i dëshpëruar se i është shkatërruar mundi dhe djersa e shumë viteve në emigrim.  Ai kërkon ndihmën e shtetit për të rikuperuar dëmet e shumta në banesë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026