Spahiu: Samiti i Tiranës fitore e madhe e Vuçiç, “meritë” e organizatorit
Analisti Nexhmedin Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se Samiti i Tiranës ishte një fitore e madhe për presidentin serb Aleksandër Vuçiç, i cili arriti të promovojë më së miri shtetin e vet.
Sipas tij, pranimi i kërkesave të Vuçiç, që nga mungesa e flamurit të Kosovës te heqja e pikave nga deklarata për Rusinë janë meritë e organizatorit të këtij samiti.
“Samiti i Tiranës ishte një fitore jashtëzakonisht e madhe e Vuçiç me gjithë kompromiset që atij ju bënë përfshi atë simbolik për flamujt. Kjo varet krejtësisht nga organizatorët, përfshi anën simbolike që shpreh gjithmonë thelbin. Në takimin e 6 vendeve të Ballkanit në Kroaci apo Berlin kanë qenë flamujt e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, këtë radhë nuk ishte dhe tregon se sa organizatori në Tiranë ishte më i vëmendshëm ndaj Vuçiç”, tha Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta