Zgjedhjet e 25 prillit, katër modelet për fletën e votimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas përcaktimit të renditjes së partive politike në fletën e votimit, do të nisë diskutimet për formatin e fletës së votimit.
Deri tani në shqyrtim janë katër modele të ndryshme, ku vetëm njëra prej tyre nuk përcakton që emrat e kandidatëve të shënohen me emër, por vetëm me numër.
Modeli i parë, liston vetëm partitë dhe koalicionet me emërtime ndërsa kandidatët e tyre janë renditur me numra.
Kurse në tri modelet e tjera, kandidatët janë renditur me emra krahas partive dhe koalicionit për të cilin garojnë.
Ndryshimet e vetme mes këtyre tri modeleve kanë të bëjnë vetëm me konfigurimin viziv të fletës së votimit.
Publikisht deri tani, opozita ka mbështetur idenë e pranisë së emrave të kandidatëve për deputetë në fletën e votimit, ndërsa mazhoranca qeverisëse ka sugjeruar listim me numra në mënyrë që fleta të jetë praktike.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet