Eksperti: Ervis Martinaj mund të jetë gjallë përderisa nuk ka kufomë
Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa, është shprehur se ish-bosi i lojërave të fatit, Ervis Martinaj, mund të jetë gjallë, përderisa nuk ka kufomë të tij.
Komentet Softa i bëri në një lidhje për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se Martinaj ka qenë inteligjent, me lidhje të forta dhe me mundësi të mëdha ekonomike.
Ai shtoi se Martinaj ka ditur t’i përdorë shumë mirë format e ndryshme të mashtrimit dhe të depërtimit nga një vend në tjetrin dhe sipas tij, ai mund të jetë kamufluar dhe të jetojë në një tjetër shtet.
“E kam thënë që Martinaj ishte njeri shumë i aftë nga inteligjenca, i pasur nga ana ekonomike, me lidhje policore, në botën e biznesit me lidhje ndërkombëtare si në Kosovë e në vende të tjera.
Një njohës shumë i mirë i mundësive të mashtrimit dhe të dëpërtimit për të kaluar nga një vend në një tjetër, pasi herë pas here ka kaluar në territore të huaja.
Mundësitë dhe lidhjet e tij janë se ai mund të jetë ose brenda ose jashtë territorit, me këto format e fshehjes dhe largimit, deri në një moment të marrjes së një vendimi për të vdekur, përderisa nuk është kufoma e tij”, tha Softa.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë
Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil