Shefi i Shtabit: Baza e Kuçovës do t’i përgjigjet kërcënimeve të aleancës nga lindja

4 Mars 2024 | 10:37

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji, deklaroi gjatë ceremonisë së hapjes së bazës së NATO në Kuçovë, se baza do të jetë një infrastrukturë mbrojtjeje më e rëndësishme se kurrë.

Ai tha se kjo bazë do të ndihmojë në përgjigjjen e kërcënimeve që mund t’i lindin aleancës në krahun lindor dhe jugor të saj.

Shefi i Shtabit theksoi se baza do të shërbejë për patrullimin e hapësirës ajrore, si dhe mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të aleancës.

“Nevoja për një infrastrukturë mbrojtjeje është bërë më e rëndësishme se kurrë. Kjo bazë do të luajë një rol të rëndësishëm për t’iu përgjigjur kërcënimeve që vijnë nga kufiri jugor dhe lindor i aleancës. Njëkohësisht edhe në rritjen e aftësive tona të mbrojtjes kolektive duke promovuar ndërveprimin nëpërmjet forcave aleate dhe duke mundësuar një përgjigje të shpejtë dhe efektive ndaj çdo sfide që mund të lind. Baza ajrore Kuçovë, e vetmja e këtij lloji në Ballkanin Perëndimor do të kontribuojë në mundësimin e planit rajonal jugor-lindor në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të aleancës, patrullimin e hapësirës ajrore, mbështetjen logjistike apo për situata të tjera”, tha Kingji.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026