Konfikt për motive pronësie në Tiranë, kanoset me armë një 26-vjeçar
Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi kanosi me armë zjarri një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, për motive pronësie.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 bëjnë me dije se penalisht janë proceduar dhe 2 shtetas të tjerë të përfshirë në konflikt.
Tre të rinjtë kanosën me armë një 26-vjeçar me të cilin patën një konflikt për një pronë.
Policia sekuestroi 1 armë zjarri pistoletë, 2 armë gjahu, krehra dhe municion luftarak, që u gjetën në banesën e 21-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit për një konflikt të çastit mes disa shtetasve, gjatë të cilit njëri nga shtetasit kishte kanosur me armë zjarri një 26-vjeçar, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Trinom”, për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.
Gjatë këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 21 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasi E. H., 23 vjeç, banues në Tiranë, dhe një shtetas 17 vjeç.
Këta shtetas janë konfliktuar dhe kanë kanosur me armë zjarri, për motive pronësie, shtetasin E. Ç., 26 vjeç.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. H., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, 2 armë gjahu, krehra dhe municion luftarak të llojeve të ndryshme”, thueht në njoftimin e policisë.
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona