Komisioni i Ankimimit dhe Sanksioneve vendos ”pro” PD-së, pranon listën me 222 kandidatë për deputetë
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve duke i pranuar listën e plotë të kandidatëve për deputetë propozuar nga Partia Demokratike.
Vendimi është marrë me shumicë votash pas ankesës së bërë nga demokratët. Kështu lista me 222 emra të paraqitura një javë më parë do të përfshihet në fletën e votimit.
Fillimisht PD dhe partitë aleate të saj, të përfshira në koalicionin “Aleanca për Ndryshim”, paraqitën propozimet e tyre më 8 mars, propozime që u kthyen pas nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi për rishikime në plotësimin e kuotave gjinore dhe numri të përcaktuar të kandidatëve.
Celibashi e argumentoi kthimin e listës me një interpretimi të Nenit 67 të Kodit Zgjedhor ku në pikën 4 thuhet se: “[…] numri i kandidatëve në listën shumë-emërore nuk mund të jetë më i vogël se numri i mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse, shtuar dy. Në çdo rast numri […] duhet të jetë i plotëpjestueshëm me numrin tre.”
Sipas Celibashit numri total i kandidatëve duhet të ishte 154 dhe jo 222. Pas vendimit të KAS-it pritet që Celibashi t’i drejtohet Kolegjit Zgjedhor, i cili do të vendosë përfundimisht për këtë çështje.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet