Rama quan ”ndërhyrje në fushatë” diskutimet e komisionerëve të BE-së me Bashën, reagon kreu i PD-së

23 Mars 2021 | 15:09

Kryeministri Edi Rama i cilësoi si “ndërhyrje në fushatë” bisedat online të zhvilluara së fundmi nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha me komisionerë të Bashkimit Evropian. Cilësim të cilin, Basha e ka konsideruar si “nervozizëm”.

Rama u shpreh se “Brukseli duhet t’i porosisë komisionerët që të mos harxhojnë kohën e punës për të bërë video elektorale me kreun e PD-së”.

“[…] se kjo quhet ndërhyrje në fushatën e brendshme elektorale të një vendi kandidat për në BE!” – shkroi Rama në një postim në Twitter.

“Në dijeninë time Komisioni Evropian nuk e ka zakon të fusë hundët në fushatat elektorale dhe unë pres ta mësoj zyrtarisht e publikisht nga Brukseli, nëse e kam unë gabim e ndoshta komisionerët kanë vërtetë të drejtë të bëhen palë kur popujt e Evropës zgjedhin qeveritë e tyre,” – shtoi më tej kryeministri.

Ditën e sotme kryetari i PD-së, Basha zhvilloi një takim me komisioneren e BE-së për Edukimin, Inovacionin dhe Rininë,  Mariya Gabriel, ndërsa më herët gjatë javës së shkuar pati zhvilluar një bisedë online me komisionerin e BE-së për Buxhetin dhe administratën, Johannes Hahn.

Në një reagim, po në Twitter, Basha e ka cilësuar komentin e Ramës si rrjedhojë të “nervozizmit”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026