Kandidon sërish në Korçë, Xhaçka: Synojmë mandatin e 7-të në këtë zonë
Olta Xhaçka rikthehet në Korçë ku kandidoi për herë të parë, si kandidatja nr.5 në listën e Partisë Socialiste. Për Xhackën, të gjitha përpjekjet po bëhen për të marrë 7 mandate në këtë qark.
Ministrja e Jashtme e ka cilësuar si listën më të mirë dhe më përfaqësuese të mundshme, atë të kandidaturave socialiste që do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit. E megjithatë për Olta Xhaçkën, ka shumë emra që janë lënë jashtë liste.
“Partisë Socialiste në fakt, i mungojnë shumë emra sepse lista, për fat të keq ka një kufi dhe Partia Socialiste ka shumë emra që e mbështesin atë, që kanë dhënë kontribut për të dhe pa diskutim që ka një vend për secilin. Lista e kandidatëve është produkt i diskutimeve me strukturat e partisë, me kryesinë e partisë dhe është bërë më e mira për të pasur në çdo qark, listën më të përfaqësuese të mundshme”, u shpreh Xhaçka.
E renditura e 5-ta në listën e Partisë Socialiste për qarkun e Korçës, kandidatja për deputete Olta Xhaçka, duket e se e ka mirëpritur fushë-betejën, e pikërisht rrethin e Kolonjës. Aktualisht ministre e jashtme, Xhaçka vjen pas detyrës që Partia Socialiste i ngarkoi si drejtuese e qarkut të Dibrës.
“Unë kam qenë përkohësisht drejtuese e qarkut të Dibrës por jo për të kandiduar në qarkun e Dibres, kam drejtuar forcimin e strukturave, identifikimin e kapaciteteve më të mira të Dibrës. Ndërsa rikthimi në Korçë është një kënaqësi e jashtëzakonshme sepse karriera ime ka nisur nga kandidimi në Korçë, origjina ime është nga Korça, e fëmijëve të mi është nga Korça dhe nga Kolonja kështu që detyrimi është disa-fish për të bërë më të mirën në këtë krahinë”, tha ministrja.
Për ministren e Jashtme, të gjitha përpjekjet po bëhen për të marrë 7 mandate në qarkun e Korçës.
“6 është objektivi ynë bazë dhe objektivi maksimal 7 mandate, pra pritshmëria është 7 mandate”, u shpreh Xhaçka.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania