Zgjedhje të reja në Himarë? Dule: Populli zgjodhi Belerin, s’mund ta injorojmë
Kryetari i Partisë Bashkimi Për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule tha në “Now me Erla Mëhillin” se nuk do të ketë një kandidat tjetër për bashkinë e Himarës dhe as zgjedhje të reja.
Pavarësisht vendimit të marrë këtë të martë në GJKKO për të lënë në burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Dule tha se në këtë rast bëhet fjalë për vullnetin e sovranit ndaj duhet respektuar vota e lirë.
“Partia që është e para për nga preferencat e zgjedhësve në Himarë, pavarësisht nga manipulimet që kanë ndodhur është partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, për PBDNJ-në zgjedhjet kanë mbaruar më 14 maj.
Kryetari i bashkisë është Fredi Beleri. Ne nuk flasim për drejtor apo për ministër të cilët emërohen, ne flasim për vullnet sovrani.
Nëse ne duam realisht që vendi jonë të jetë shtet i të drejtës, ku të respektohet demokracia funksionale nuk mund të injorohet guri i themelit që janë zgjedhjet e lira e të ndershme. Prej tyre u vendos në krye të Himarës Fredi Beleri”,-tha Vangjel Dule.
LEXONI GJITHASHTU:
FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta