Man City absolut këtë sezon, kampionët presin në shtëpi Kopenhagenin
Kampionët në fuqi të Champions, Manchester City përballet mbrëmjen e kësaj të mërkure me Kopenhagenin në ndeshjen e kthimit të ligës së kampionëve.
Skuadra e udhëhequr nga maestro Pep Guardiola, janë absolutë në këtë kompeticion, ku kanë arritur të fitojnë të gjitha përballjet e këtij sezoni. Jo vetëm kaq, por the cityzens kanë 9 fitore radhazi, duke llogaritur dhe vitin që u shpallën fitues.
Ecuria e tyre bind, se mund të përsërisin të njëjtin sukses edhe këtë sezon, ndërsa llogaritë bëhen në çerekfinale e më tej. Kopenhageni është kundërshtari i së mërkurës, ekip që sfidën e parë u mposht 1-3 në shtëpi, ndërsa në Ethihad, gjërat do të jenë edhe më të vështira. Grealish është mungesa e vetme tek britanikët, ndërsa në kampin danez 4 lojtarë nuk janë të gatshëm, mes tyre Claeson. Sfida e fundit e luajtur mes tyre në Manchester është mbyllur në shifrat 5-0.
Paralelisht luhet dhe në Bernabeu, aty ku Leipzig beson në mrekulli. Gjermanët shpresojnë tek një rezultat pozitiv në transfertë, por dicka të tillë nuk arritën ta bëjnë dot në shtëpi. Në vitin 2022, kur këto ekipe u shortuan me njëra-tjetrën, në Madrid vendësit fituan 2-0, por në transfertë u mposhtën 3-2, ndryshe nga këtë sezon. Alaba, Courtois e Militao nuk do të luajnë sërish, teksa tek gjermanët Simakan e Klosterman mungojnë njëri për shkak kartonësh e tjetri si pasojë e dëmtimit. Favoritë për fitimin e përballjes dhe çështjen kualifikim është Reali i Ancelottit.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset